Showtime

Parashutat nuk kanë të ndalur! Edhe një dedikim tjetër për Donaldin? Ja se për çfarë flitet

01/16/2022 16:46
nga:Donika Fetahu

Parashutat tashmë janë bërë pjesë e pandashme e “Big Brother Vip”, dedikime të ndryshme nga fansat për banorët e shtëpisë nuk munguan as këtë sezonë.

Mesa duket, një tjetër dedikim do të shkojë për një nga banorët në shtëpi, shkruan GazetaBlic.

Këtë gjë e ka bërë të ditur piloti i parashtuave përmes një postimi në Instagram, ku ai u shfaq i veshur me një kostum të “Spiderman” dhe siç duket surpriza do të jetë dedikim për Donaldin, pasi ai shpeshherë ka bërë shenjën e “Spiderman”, si një simbol idenifikues i tij.

Piloti ka paralajmëruar se do të ndodhë një surprizë mjaft e këndshme.

“Rrini gati. Diçka e bukur do të ndodhë.”- ka thënë ai./GazetaBlic/