Showtime

Parashqevi Simaku nis të këndojë, i rikthehet tanimë jetës publike!

7 ditë më parë
nga:Y I

Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku rreth një javë më parë ka publikuar projektin e saj muzikor.

Ndërkaq, pak më parë Elton Ilirjani ka publikuar disa video ku shihet Parashqevia teksa këndon këngët shqiptare sikurse dy dekada më parë.

Në një nga InstaStoryt e biznesmenit shqiptar, Parashqevia dëgjohet të këndojë këngën “Ky Marak” në ditëlindjen e fotografit të mirënjohur shqiptar në Amerikë, Fadil Berishës. Eltoni krahas video shkruan për Parashqevinë: Krenare për ty “Mama”, nëna ime është me e mirë se e jotja.”