Lajme

Parashikimi nga Instituti Hidrometeorologjik: Edhe sa ditë do t’i kemi temperaturat përvëluese

07/18/2023 12:53
nga:Mergim Rreci

Pas motit me reshje të forta shiu, vendin tonë e kanë përfshirë temperaturat e larta ku kanë arritur deri në 36°C.

Besim Aliu nga Instituti Meteorologjik i Kosovës, tha për GazetaBlic se këto temperatura do të zgjasin pothuajse gjatë gjithë këtij muaji, dhe në vende urbane shifrat do të regjistrohen deri në 40°C.

“Temperaturat e fundit që u regjistruan në Kosovë janë 36°C, por ato do të vazhdojnë pothuajse gjatë gjithë këtij muaji. Në vende urbane temperaturat mund të regjistrojnë vlerën deri në 40°C. Këto masa ajrore të ngrohta do të vahzdojnë gjatë gjithë muajit”, tha ai.

Aliu thotë se këto temperatura do të mbesin kështu edhe për 10 ditët e ardhshme.

“Në numerike këto temperatura mbesin kështu konstante me lëvizje 3-4°C. Këto parashikime janë deri në 10 ditët e ardhëshme por që pas 10 ditëve ne sigurt që do të dalim me një qëndrim, pasi t’i shikojmë hartat do të thotë si në pritje ato retorike dhe masat që i ndrrojnë në rrjetin e stacioneve meteorologjike të Kosovës”, konstatoi Aliu.

Tutje Aliu shtoi se në bazë të parashikimeve, vlera e temperaturave në ulje të lehtë do të vazhdojnë deri në muajin tetor dhe se këto temperatura në maksimale do të jetë më të larta sesa viteve të tjera.

“Këto temperatura, dihet vera shkon deri më 21 shtator ku fillon edhe muaji i vjeshtës por kujtoj se këto vlera të temperaturave në ulje të lehtë do të vazhdojnë deri në tetor. Në bazë të parashikimeve afatgjate do të thotë se do të kemi shumë ditë me diell, ku intonacioni do të kalojë vlerat mbi 2000 orë në vitë si zakonishtë dhe kështuqë këto temperatura do të jenë prej 5 gradë mesatarja e maskimalja më e lartë sesa viteve të tjera”, transmetoi ai.

Besim Aliu për GazetaBlic tha se parashikimet dimërore nuk janë asnjëherë të sakta, por ato të cilat janë i kanë për 10-15 ditët e ardhshme.

“Në parashikimet afatagjate dimërore edhe pse i japim, ato nuk po janë asnjëherë të sakta kështuqë ne nuk mund të shohim në ato parashikime afatgjate, por që këto parashikimet e sakta i kemi deri në 10 apo dikun në 15 ditët e ardhëshme”. \GazetaBlic\