Një studim superkompjuterësh në Angli ka përcaktuar se si do të jetë renditja përfundimtare e Premier League në fund të sezonit.
Studimi është bërë në bazë të 27 raundeve të fundit në elitën e Anglisë, si dhe probabiliteteve të reduktuara në shkallën maksimale të suksesit.
Sipas sondazhit, Jurgen Klopp do të ngrejë titullin e Premierligës në sezonin e tij të fundit në krye të klubit, me Liverpoolin që lë pas Arsenalin. Ndërsa Manchester City do të mbetet në vendin e tretë. Top 4 do të mbyllë Aston Villa, e cila në fund do të kalojë Tottenham për një vend në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.
Manchester United do të përfundojë në vendin e 6-të përpara Newcastle, Chelsea, West Ham dhe Brighton të cilët gjithashtu bëjnë top 10.
Superkompjuteri ka përcaktuar që të sapoardhurit Luton, Burnley dhe Sheffield United do të kthehen në Championship sezonin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport