Lajme

Parashikimi i Spahiut: Qeveria e re formohet nga LVV-NISMA, minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiq!

03/04/2025 19:58
nga:Y I

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se nesër pritet të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave.

Nga ky institucion kanë bër‰ të ditur se sot ka përfunduar provcesi i numërimit të votave me postë dhe se tashmë ka filluar numërimi i votave me kusht.

“Gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe pastaj edhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces do të bëhet sot dhe presim të përfundojë nesër” ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Nga numëri i votave deri tani Lëvizja Vetëvendosja (LVV) pritet të marrë 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 24, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 20, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8 mandate.

Duke folur mbi çështjen e formimit të Qeverisë së re, profesori universitar Nexhmedin Spahiu, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se përbërja e Qeverisë së re pritet të jetë Lëvizje Vetëvendosje, minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiq.

“LVV+Nisma+9 deputetë të minoriteteve jo serbe + Rashiqi=61” tha Spahiu në parashikimin e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

KQZ-ja pret që numërimi i votave të përfundojë të mërkurën