Qeveria Kurti ka hyrë tashmë në vitin e fundit të qeverisjes dhe shumë shpejt pritet të kemi edhe një datë se kur do të mbahen zgjedhjet e reja.
Megjithasë javë më parë kryeministri Kurti deklaroi se do t’i bëj votat me opozitën për të shkuar në zgjedhje, i njëjtit shumë shpejt u tërhoq nga ky qëndrim.
E një datë fikse, si mundësi, për mbajtjen e zgjedhje ka dhënë Partia Demokratike e Kosovës.
Kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi, tha se 9 qershori do të ishte datë e përshtatshme për mbajten e procesit zgjedhor.
Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve dhe si pritet të dalë rezultati, ka folur për “Gazeta Blic” profesoi i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.
Spahiu tha se në verë pritet të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ai bëri edhe një parashikim në lidhje me rezultatin ku tha se VV-ja pritet të dalë parti e parë.
“Besoj se zgjedhje të parakohshme do të ketë verës. Me shumë gjatë VV-ja do të dal sërish parti e parë por varet tani se me çfarë përqindje, ajo është qënësore. Sa i përket vendit të dytë nuk e di akoma, ka shumë kohë deri atëherë për t’u vendosur” deklaroi shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”.
Por përpara se të mbahet procesi zgjedhor, Kosova, ka edhe hapin e fundit për anëtaresim në Këshillin e Evropës.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Kosovës për të vazhduar tutje sa i përket anëtarësimit në KiE.
Tashmë mbetet hapi i fundit me 16 maj, ku votohet nga Këshilli i Ministrave.
/Gazeta Blic/