Lajme

Parashikimi i motit për të enjten, temperaturat deri në 13 gradë

12/27/2023 23:30
nga:G C

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër ultësira dhe lugina.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe kryesisht e lehtë me shpejtësi prej 4-18 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.