Lajme

Parashikimi i motit për të enjten

10/09/2024 23:22
nga:Sh R

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku mund të ketë edhe ndonjë reshje të dobët apo të izoluar. Po ashtu, nëpër lugina dhe ultësira pritet të ketë mjegull lokalisht.

Gjatë ditës pritet vranësirat të tërhiqen dhe të dominojnë rrezet e diellit në pjesën më të madhe të madhe të vendit.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në lokalitete, me shpejtësi prej 17-58 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 25°C. /MeteoKosova/