Lajme

Parashikimi i motit për sot

02/28/2023 07:06
nga:Genita C

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të martën po ashtu do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, mirëpo vende-vende pritet edhe borë.

“Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës zbresin në vlera njëshifrore”.

Edhe e mërkura, e enjtja dhe e premtja priten të jenë po ashtu me mot të ngjashëm.

Gjatë këtyre pesë ditëve, sipas IHMK-së, parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.