Lajme

Parashikimi i motit për sot, priten reshje të pakta shiu

01/25/2024 07:21
nga:G B

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu. Në zonat malore reshje të pakta bore.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.