Lajme

Parashikimi i motit për sot, priten reshje shiu

03/21/2023 07:03
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira të dendura.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar.

“Mot me vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë. Temperaturat maksimale parashihen të shenojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.