Lajme

Parashikimi i motit për sot

07/23/2022 07:08
nga:Genita C

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot shumë i nxehtë. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë. Ndërkohë, për të dielën janë paralajmëruar rrebeshe shiu me bubullima.

Mot shumë i nxehtë do të mbërthej edhe vendin tonë ditëve të fundjavës.  Të shtunën do të ketë më shumë diell, derisa të dielen orëve të pasdites mund të priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Nxehtë mbetet edhe përgjatë ditëve të para të javës së fundit të korrikut.  Të hënën e të martën me më shumë intervale me diell, e të mërkurën pasdite më vonë me mundësi për rrebeshe me bubullima.

Grimcat e materies do të jenë në koncentrime të ulëta ditëve të ardhshme, mirëpo rritje shënon ozoni sipërfaqësor, sidomos orëve të pasdites në kushte të motit të nxehtë dhe me diell.  Këto kushte edhe çojnë indeksin e cilësisë së ajrit të kaloj në vlera mesatare dhe të dobëta.