Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.
Sipas IHMK’së, në vikend do të ketë mot jostabil me shi, shkarkime rrufesh e stuhi lokale.
“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Të premten mot më stabil derisa në vikend sërish mot jostabil me shi, shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.
Instituti ka treguar edhe për stuhinë që ka përfshirë fshatin Babush të Lipjanit, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.


