Lajme

Parashikimi i motit për sot

01/31/2026 07:06
nga:Y I

Vransira të shumta kalojnë mbi vend ditën e shtunë, por që nuk mungojë intervale me diell kohëpaskohe.

Ndonjë rigë lokale shiu paraqitet në pjesë të ndryshme të vendit, viseve malore ndonjë rrebesh i shkurtër dëbore.

Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, derisa maksimalet luhaten ndërmjet 6C e 9C. Frynë erë e lehtë verilindore 1-4m/s.

Të dielen, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu që shfaqen orëve të pasdites.

Me rënie të temperaturës nga 3C në vlera negative gjatë mbrëmjes, reshjet e shiut shndërrohen në dëborë.

Në fillim të javës vijuese, nuk parashihen të reshura, por se kalojnë vransira e nuk mungojnë intervale me diell.

Temperatura minimale zbres deri në -4C, mirëpo që maksimalet shënojnë rritje në 7C.

Të mërkurën me shtim të vransirave, më vonë parashihen kushte për të reshura shiu.

Temperaturat maksimale arrinë vlera prej 9C e 10C. Të dielen frynë erë mesatare verilindore 5-11m/s.

Nga dita e mërkurë ndryshon drejtimin në juglindore dhe frynë më e fuqishme me hove mbi 15m/s.