Lajme

Parashikimi i motit për sot

12/15/2025 07:15
nga:Genita C

Kjo e hënë pritet të karakterizohet me mot të vranët, dhe me intervale me diell. Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, sidomos në ultësira dhe pranë zonave ujore.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk parashihen reshje të asnjë forme, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri -2°C, derisa ato maksimale pritet të luhaten nga 5-8°C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s..