Lajme

Parashikimi i motit për sot

3 ditë më parë
nga:Y I

Të reshurat e shiu që kanë filluar ditën e sotme, do të vazhdojnë të bien kohëpaskohe ditën e enjtë.

Lokalisht mund të jenë pak më intenzive.

Frynë erë lindore e juglindore, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s, me hove deri në 10m/s.

Temperaturat minimale zbresin deri në 9C e 10C, e ato maksimale gjatë ditës pritet të shkojnë deri në 15C e 16C.