Lajme

Parashikimi i motit për sot

23 orë më parë
nga:Y I

Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më të gjata me diell.

Ditën kalojnë vransira, që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.

Temperaturat maksimale, tipike të një dite verore deri në 24C e 27C.

Erërat edhe më tutje frynë nga jugu e jugperëndimi, mesatare e mesatarisht të fuqishme, 5-13m/s, e në pjesë të Dukagjini me hove të fuqishme deri në 20m/s.