Lajme

Parashikimi i motit për sot

3 orë më parë
nga:Y I

Të reshurat e shiut përfshinë vendin gjatë natës me kalimin në të enjten.

Aty këtu mund të jenë paksa më intenzive, e të shoqërohen me ndonjë bubullimë duke shkuar nga orët e hershme të mëngjesit.

Reshjet e shiut vazhdojnë orëve të mëngjesit, e më pas me shpërndarje të vransirave shkaku i erërave më të fuqishme, ditën mund të zhvillohen vetëm lokalisht. Pasdite parashihet të ketë më gjatë intervale me diell.

Do të fryjë erë e fuqishme jugore e jugperëndimore 8-18m/s, e në pjesë të Dukagjinit apo Drenicës me hove deri në 25m/s, apo 90km/h.

Temperaturat minimale mbesin të larta, 9C e 10C, e ato maksimale shkojnë deri në 17C e 18C.