Reshje lokale shiu parashihen ditën e shtunë, me temperatura ende të larta deri në 12C e 14C.
Të dielen temperaturat pësojnë një rënie në 6C, e kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu, apo dëbore në pjesë më të larta.
Nga dita e hënë vransirat shpërndahen, e do të ketë më shumë intervale me diell ditën e martë, kur dhe temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 9C e 10C.
Minimalet zbresin sërish nën 0C, deri në -3C të martën në mëngjes.


