Lajme

Parashikimi i motit për sot

02/14/2025 07:09
nga:Y I

Mot kryesisht me vransira parashihet sot. Nuk mungojnë intervale me diell.

Të reshura shiu përfshinë pjesë perëndimore të vendit gjatë ditës, e më vonë pritet të shtrihen dhe në pjesë tjera. Në zona malore reshje dëbore.

Temperaturat minimale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale ditën në rritje, shkojnë deri në 10C e 12C. Frynë erë jugore e juglindore, mesatare 4-9m/s.

Të shtunën temperaturat pësojnë rënie gjatë ditës në 4C e 0C deri në mbrëmje. Paraqiten mundësi për të reshura, që deri në mbrëmje shndërrohen dhe në reshje të pakta dëbore.

Ditën e diel do të ketë intervale me diell, pro mbetet ftohtë. Të hënën më 17 shkurt, ditën e Pavarësisë, ende ftohtë, maksimalet pranë 0C, e nuk përjshtohen mundësi për rrebeshe të dobëta dëbore.

Nga dita e shtunë frynë erëra më të theksuara nga veriu e verilindja me hove deri në 10m/s.