Lajme

Parashikimi i motit për sot

02/12/2025 07:07
nga:Y I

Ditën e mërkurë në pjesë të vendit priten mundësi për reshje të pakta të përziera shiu dhe bore, e viseve malore më shumë dëbore.

Reshjet e shiut dhe dëborës mund të jenë më të përhapura në vend ditën e enjtë.

Reshje shiu kohëpaskohe mund të ketë ditën e premtë, e të shtunën të shndërrohen në reshje dëbore me një rënie të temperaturave.

Maksimalet shkojnë deri në 6C e 10C, e ato minimale pritet të shënojnë rritje deri në 1C e 2C.

Gjatë ditës së shtunë shfaqen mundësi që të temperaturat të zbresin pranë 0C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht juglindore 2-7m/s, e tek në fundjavë ndryshon drejtimin në verilindore.