Lajme

Parashikimi i motit për sot

10/23/2024 07:12
nga:Y I

Mot stabil do të vazhdoj të mbretëroj ditën e mërkurë në vend, me kthjellime e diell.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave vazhdojnë të formohen kushte për shtresa mjegulle, që deri nga mesdita më pas shpërndahen.

Temperaturat minimale mbesin më të ulëta duke zbritur në 3C e 6C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 19C e 20C, ndërkohë që në pjesë ku mjegulla mbetet më gjatë, mund të jenë më të ulëta për 4C e 5C.