Lajme

Parashikimi i motit për sot

06/16/2024 06:47
nga:Y I

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti në dy ditët e ardhshme do të jetë me diell, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Po ashtu pritet të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

“Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”, lajmëron IHMK-ja.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira”.