Mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë parashihet për ditën e enjtë, me temperatura maksimale deri në 28C e 29C.
Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten kushte për mjegullinë. Minimalet zbresin në 12C e 14C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verireo 3-7m/s.
Temperaturat më të larta parashihen duke shkuar nga fundjava, me temperatura maksimale edhe deri në 33C e 35C.