Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/27/2024 07:02
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të ketë mot me diell e pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të sillen mes 8-10 gradë Celsius, e maksimalet mes 22-25 gradë Celsius.

Kurse të martën e të mërkurën do të ketë mot të vranët e me intervale me diell, ndërsa ditën e enjte do të ketë edhe reshje shiu.