Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/21/2024 07:05
nga:Y I

I ndryshueshëm parashihet moti edhe ditën e martë, por që mbetet i ngrohtë dhe më i lagësht.

Fillimisht do të ketë intervale me diell. Pasdite me zhvillime të vransirave, më vonë priten edhe rrebeshe shiu e bubullima, që në pjesë të vendit edhe mund të zhvillohen në stuhi me erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha shiu, apo lokalisht edhe me breshër.

Temperaturat minimale zbresin në 14C e 15C, e maksimalet arrinë deri në 24C e 26C.