Në përgjithësi mot kryesisht me diell po parashihet edhe për ditën e premte njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
Pasdite priten zhvillime të vransirave të pakta lokale, por se nuk paraqiten mundësi për të reshura.
Frynë erëra nga veriu e verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 6-12m/s.
Temperaturat minimale zbresin në 7C e 10C, e maksimalet shkojnë deri në 25C e 27C.