Lajme

Parashikimi i motit për sot

06/21/2023 07:14
nga:Y I

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Pasdite më vonë rreth zonave malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Njoftimi i plotë:

21.06 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite më vonë rreth zonave malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

22.06 – Shumë ngrohtë dhe me diell. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

23.06 – Kryesisht me diell e nxehtë, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh me bubullimë orëve të vona të pasdites.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera paksa më të larta nga normalet.