Lajme

Parashikimi i motit për nesër

05/31/2025 22:27
nga:Y I

Ditëve të para të qershorit, me fillimin e verës meteorologjike, po parashihet të mbretëroj mot stabil, kryesisht me diell dhe me temperatura në rritje graduale deri në 31C e 32C ditën e mërkurë.

Minimalet gjithashtu shënojnë rritje deri në 13C e 16C.

Orëve të pasdites mund të priten zhvillime të vransirave të pakta lokale, por se gjasat për të reshura do të jenë të ulëta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e jugperëndimi 3-8m/s.