Lajme

Parashikimi i motit për nesër

7 ditë më parë
nga:G C

Të mërkurën parashikohet fillimisht të ketë reshje lokale shiu gjatë orëve të hershme të mëngjesit, më pas dita do të vijojë kryesisht me diell.

Vonë pasdite, sidomos në orët e mbrëmjes, pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat lokalisht do të gjenerojnë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 15 deri në 37 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 26°C.
/MeteoKosova/