Lajme

Parashikimi i motit për nesër

10/15/2024 19:10
nga:Y I

Mjegull paraqitet përgjatë ultësirave mëngjesin e së mërkurës, derisa gjatë ditës kalojnë vransira, por nuk mungojnë intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 6C e 9C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 19C e 21C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-7m/s.

Intervale më të gjata me diell parashihen edhe ditën e enjtë dhe të premtë, e orëve të mëngjesit me kushte për mjegull. Kalojnë edhe vransira, me pak gjasa për të reshura ditën e premtë dhe atë përreth viseve malore. Temperaturat maksimale 18C e 20C.

Në fundjavë më shumë vransira kalojnë mbi vend të shtunën, por nuk priten gjasa për të reshura, derisa temepraturat pësojnë rënie deri në 14C. Të dielen më shumë kthjellime dhe temperatura maksimale deri në 16C e 18C. Minimalet luhaten ndrëmjet 5C e 8C. Erërat frynë kryesisht nga lindja e juglindja të lehta dhe mesatare 2-6m/s.