Lajme

Parashikimi i motit për fundjavë

10/25/2024 22:23
nga:Sh R

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Të shtunën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 20-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.