Të enjten dhe të premten e kësaj jave parashikohet të kemi mot të butë por me vranësira dhe me mundësi për mjegull.
Sipas Prishtina Weather paraditja e kësaj të enjte parashihet të jetë kryesisht me vranësira.
Ditën vranësirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të shënojnë 6 gradë e ato maksimale pritet të arrijnë deri në 13 gradë.


