Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë sot dhe nesër do të jetë shumë nxehtë, derisa në fundjavë priten rrebeshe shiu e bubullima, përcjell GazetaBlic.
Në dy ditët në vijim parashihet të kemi mot shumë të nxehtë, e kryesisht me diell. Të premten përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.
E në fundjavë temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, por që mbetet mot i nxehtë. Të shtunën që nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që do të jenë më të shpërndara në vend, e ka gjasa që të jenë më intenzive vende-vende. E mundësi për rrebeshe shiu paraqiten edhe ditën e diel, derisa ditën e hënë do të mbajë mot me vransira e diell.
Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme, mirëpo orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare.
Indeksi i rrezeve UV kryesisht do të jetë në vlera shumë të larta, e që në kushte të një moti me kthjellime e diell, përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet t’i ikim ekspozimit në rreze të diellit.
8.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.
9.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë. Pasdite vende-vende mund të priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
10.07 – Mbetet nxehtë, me vransira e diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende reshjet ka mundësi të jenë intenzive.
11.07 – Pas mëngjesit me kthjellime, pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
12.07 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe me bubullima.
Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 19C, e maksimalet arrijnë deri në 35C dy ditëve të ardhshme, e në fundjavë zbresin deri në 30C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.
Shtypja atmosferike të enjten shënon rritje, e më pas me tendencë të rënies në fundjavë