Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës vijuese.
Nga dita e martë, pos vlerave të larta termike, parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.
Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10-17, ose të përdorim masat mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës publikon numrat për qytetarët që kanë mbetur në Afganistan