Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

08/28/2024 20:05
nga:Sh R

Mot jostabil parashihet ditën e enjtë në Kosovë.

Pas mëngjesit me më shumë intervale me diell, pasdite paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, më të përhapura në vend. Lokalisht mund të jenë më të theksuara të shoqëruara edhe me breshër. Temperaturat maksimale do të mbesin më të ulëta, që shkojnë deri në 27C e 29. Minimalet zbresin në 16C e 19C. Frynë erë veriore 5-9m/s.

Kushte për rrebeshe shiu parashihet të zhvillohen përgjatë ditës së premtë, e në fundjavë do të ketë më shumë intervale me diell, të shtunën me mundësi zhvillimi të ndonjë rrebeshi të izoluar. Temperaturat gradualisht në rritje deri në 29C e 30C deri të hënën. Minimalet 14C e 16C. Frynë erë veriore e verilindore 5-10m/s.