Lajme

Parashikimi i Maliqit: LVV-ja nuk mund të dalë me mbi 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme, mund të kemi koalicione!

02/21/2024 19:19
nga:Y I

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”, ka bërë një parashikim sa i përket rezultatit në zgjedhjet e ardhshme.

Maliqi tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk pritet të shkojë në kuaotën e 50%.

Ai tha se nuk do të kemi asnjë fitues të bindshëm dhe se mund të kemi kolaicione.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të dal në kuaotën e 50% në zgjedhjet e ardhshme. Mundet të jetë eventualisht partia e parë edhe pse për këtë kam dyshime. Mendoj se nuk do të kemi asnjë fitues të bindshëm me mbi 50% por do të ketë një lloj detyrimi të bëhet koalicion” deklaroi Maliqi.

Intervista e plotë e Maliqit dhënë për “Gazeta Blic”.