Sporti

Parashikimi i Jose Mourinhos: Këto janë tri kombëtaret favorite në Euro2024

05/02/2024 20:16
nga:Lorik J

Një nga trajnerët më të titulluar në futbollin evropian në shekullin e 21-të – Jose Mourinho, tregoi se cilët mendon se janë favoritët për të fituar Kampionatin Evropian të ardhshëm në Gjermani.

“Për mua trofeun do ta fitojnë Portugalia, Franca apo Anglia. Këto janë tre skuadrat më të forta”, tha Mourinho në një intervistë për Mais Futebol.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e surprizave në turne: “Surprizat janë të mundshme, po. Duke parë cilësinë e lojtarëve, mendoj se Portugalia mund të shkojë në finale me idenë për t’u larguar me të artën”.

“Dera e Portugalisë m’u hap dy herë. Hera e parë ishte kur isha në Real Madrid. Pastaj presidenti Florentino Perez më tha se ishte e pamundur të largohesha, kështu që e pranova. Hera e dytë ishte kohët e fundit kur isha ende te Roma. A jam penduar për rastin e dytë? Jo”, ka thënë Special One.

/GazetaBlic Sport