“Me hapjen e tregut të punës sezonale në pranverë, nga ndërtimtaria, gastronomia dhe bujqësia pritet të ketë ikje të madhe të të rinjve kosovarë drejtë vendeve të BE-së”
Kështu deklaroi për “Gazeta Blic”, kryetari i Aleancës Kosovare të Binzesit, Agim Shahini.
Shahini tutje theksoi se nga 1 marsi Gjermania liberalizon edhe më shumë tregun e punës duke ua njohur diplomat drejpërdrejtë në një afat kohor të shkurtë.
“Liberalizimi i vizave në Kosovë ka arritur shumë qëllime të mira por ka patur dhe do të ketë lëvizje të qytetarëve të Kosovës me qëllim për të gjetur jetë dhe standart më të mirë jashtë Kosovës. Kjo është gjëja më e keqe për shtetin dhe zhvillimin ekonomik të saj. Gjatë këtyre javëve që është hequr regjimi i vizave, ne kemi patur lëvizje të madhe të qytetarëve drejt Evropës dhe kjo ende mbetet si frymë e ikjes qoftë tek familjarët, qoftë vizë turistike apo edhe për të gjetur mundësi pune. Por, pranvera që vjen dhe hapet tregu i punës sezonal siç është bujqësia, gastronomia po ashtu edhe ndërtimtaria, kjo do të rekrutojë edhe më shumë të rinjt tonë të cilët do të lëvizin drejt Evropës. Nga 1 marsi Gjermania ka lëvizur me liberalizim të tregut më shumë, duke ja njohur diplomat drejpërdrejt, dhe të rinjtë do të shkojnë edhe më shumë atje, do të lidhin një kontratë pune dhe do t’iu njihen diplomat drejtpërdrejt në një afat gjashtë-mujor” deklaroi Shahini për “Gazeta Blic”
Shahini theksoi se sipas parashikimeve të tyre në pranverë pritet të lëvizin drejt Evropës rreth 25 deri në 30 mijë të rinj.
“Sipas parashikimeve tona, sezona e cila pritet të jetë në pranverë në sektorin e ndërtimtarisë, gastronomisë, të IT-së por edhe sektorë të tjerë siç është bujqësia do të mund të lëvizin drejt Evropës mesatarisht rreth 25 deri në 30 mijë të rinjë të cilët presin sezonën dhe presin që të jenë më të pajisur me dokumentacione. Kriteret Evropa po i lehtëson në të mirë të ikjes së fuqisë punëtore në Ballkan, dhe kjo shkon në favor të tyre por në disfavor të Kosovës” deklaroi kryetari i AKB-së në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
Agim Shahini, AKB!
/Gazeta Blic/