Lajme

Parashikimi i Bill Gates: Ja kur Covid do të infektojë më pak sesa gripi!

11/20/2021 14:46
nga:Y I

Sipas miliarderit Bill Gates, pandemia e covid19 do të shndërrohet në një sëmundje si gripi i zakonshëm në mesin e vitit 2022.

Gjithsesi, sipas tij, kjo nuk ndodh nëse nuk vaksionohet shumica e popullsisë. Ai thotë se numri i të infektuarve me koronavirus do bjerë ndjeshëm.

“Vaksinat janë një lajm shumë i mirë dhe problemet me furnizimin do të zgjidhen kryesisht nga mesi i vitit të ardhshëm”, tha Gates.

Në muajin gusht, miliarderi pati shprehur shqetësimin për shfaqjen e variantit Delta.

“Nëse nuk rikthejmë mbajtjen e maskave në vendet e duhura dhe nëse nuk rrisim nivelin e vaksinimit, do të kemi një valë mjaft të rëndë në vjeshtë dhe kjo është zhgënjyese. Duam që të jemi afër përfundimit të pandemisë, por Delta është një lajm shumë i keq”, shprehej Bill Gates.

Kujtojmë se Bill Gates ka qenë, që nga fillimi i pandemisë, një nga personat që ka dhënë më shumë mendimet e tij mbi Covid-19.