Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se të dielën, ditën kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, parashihet mot me temperatura të ulët.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius.
Ndërkaq maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

