Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”, pas kësaj pritet edhe aprovimi nga Kongresi amerikan.
Në lidhje me këtë ka folur ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, i cili ka theksuar se përveç sistemit raketor “Javelin” parashihet të blihen edhe sisteme tjera të armatimit.
Ai bëri të ditur se për blerjet ushtarake – përshirë edhe “Javelin” – ka diskutuar në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në Departamentin e Mbrojtjes, gjatë vizitës së tij në ShBA.
“Ministria e Mbrojtjes mbështetë Forcën e Sigurisë se Kosovës për te ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes së territorit në koordinim me partneret strategjik me theks te veçante Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në këtë aspekt Qeveria e Republikës se Kosovës me ShBA-te ka program bashkëpunimi për blerje ushtarake direkt me ShBA përmes programit FMS (Foreign Military Sales).
Ne kuadër te këtij programi parashihen blerjet ushtarake duke përfshirë sistemin raketor antitank “Javelin” por dhe sisteme tjera te armatimit. Për sistemin Javelin është dërguar dhe pranuar kërkesa dhe për këtë rast blerje kam diskutuar në Departamentit te Shtetit dhe Departament te Mbrojtjes. Sipas informacioneve publike qe keni marrë edhe nga Ambasadori Hill kjo lëndë tashmë është përcjellur për aprovim në Kongres dhe presim vendim pozitiv”, ka thënë Maqedocni për Dukagjinin.
Pranim e kërkesës nga ShBA-ja e bëri të ditur ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Gjithashtu, Hill e ka njoftuar edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili u shpreh “shumë i zhgënjyer”.
ShBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”


