Skuadra e Dritës është padyshim një nga skuadrat kosovare me paraqitjet më të mira në garat evropiane.
FC Drita sonte do të nis rrugëtimin në Evropë në edicionin 2022-23, ku përballë do ta ketë Inter Turkun e Finlandës me fillim nga ora 17:00, në kuadër të raundit të parë kualifikues për UEFA Conference League.
GazetaBlic Sport ju sjell paraqitjet e Dritës në garat evropiane.
Skuadra e Dritës ka luajtur 14 paraqitje në Evropë nga të cilat ka 6 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.
Fitorja më e thellë në Evropë: 4–1 jashtë fushe kundër Lincoln Red Imps, 29 qershor 2018
Humbja më e thellë në Evropë: 0–3 në shtëpi kundër Malmo, 10 korrik 2018.
Drita ka mposhtur këto skuadra në Evropë: Santa Coloma, Lincoln Red Imps, Inter D’Escaldes, Sileks, Decic.
Drita është mposhtur në Evropë nga: Malmo, Dudelange, Linfield (tavolinë), Legia Warsaw, Feyenoord.
Golashënuesit e Dritës në Evropë: Xhevdet Shabani (4), Fidan Gërbeshi (3), Liridon Leci (2), Haxhi Neziraj, Ardian Limani (2), Hamdi Namani, Ardian Cuculi, Almir Ajzeraj, Marko Simonovski (2), Astrit Fazliu.
Golat e shënuar: Drita ka shënuar 18 gola në ndeshjet evropiane.
Golat e pësuar: Drita ka pësuar 14 gola në Evropë.
Portën e paprekur: Drita ka mbajtur portën e paprekur në 4 lojë në Evropë.
Golashënuesi më i mirë i Dritës në Evropë: Ish lojtari, Xhevdet Shabani, aktualisht futbollist i Malishevës.
/GazetaBlic Sport


