Skuadra e Sparta Pragës është mposhtur në derbin e madh çek ndaj Viktoria Plzen në udhëtim me rezultatin 1-0.
Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani luajti për 90 minuta në këtë duel, por pa lënë gjurmë, shkruan GazetaBlic Sport.
Albion Rrahmani tashmë ka 5 ndeshje radhazi në të gjitha garat pa shënuar gol, duke llogaritur edhe dy duelet e fundit me Kosovën në tetor. Goli i tij i fundit ishte ndaj Slavia Pragës me 6 tetor, fiks tri javë më parë.
Statisikat e Rrahmanit sonte sipas “SofaScore”:
- Minuta: 90′
- Gola: 0
- Asistime: 0
- Goditje në portë: 0
- Goditje jashtë porte: 1
- Driblime të suksseshme: 1
- Prekje të topit: 56
- Pasime të sakta 66%
- Duele të fituara: 2
- Humbje e posedimit: 19
/GazetaBlic Sport