Sporti

Paraqitje prej kampioni me Suharekën, Arion Ymeri shumë i pëlqyer nga disa skuadra të Superligës

05/29/2024 18:47
nga:Mergim Rreci

Arion Ymeri vazhdon të jetë në mesin e portierëve më të mirë në futbollin kosovar.

Portieri drenicas shkëlqeu në edicionin që shkoi, duke u ngjitur me skuadrën e FC Suharekës në Superligën e Kosovës.

Ai ishte i padiskutueshëm në portën e kësaj skuadre, por duket që tashmë ka interesim të madh edhe nga skuadrat e tjera për shërbimet e tij.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se janë tre skuadra shumë të interesuara nga Superliga e Kosovës për portierin Ymeri, i cili ende nuk dihet nëse do të vazhdojë të mbetet tek skuadra nga Theranda.

29 vjeçari e mbajti ta paprekur portën në disa ndeshje gjatë edicionit të kaluar dhe kjo duket të jetë një arsye e fortë që shumë skuadra të kthejnë sytë nga ai.

/GazetaBlic Sport/