Ardian Ismajli sonte ndaj Udineses kishte paraqitje briliante.
Skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Udineses, por Ismajli ishte meritor që shumë aksione të mysafirëve u ndërprenë.
Nuk u driblua asnjëherë, 15 herë largoi topin, bllokoi dy goditje, fitoi 4 duele në ajër. 91% i saktë në pasimet e tij, statistika këto që tregojnë që ai është një kapiten i vërtetë.
Poashtu, nga spastrimi i topit të Ismajlit, filloi edhe aksioni i golit të Empolit.
Ardian Ismajli këtë sezon po zhvillon paraqitje fenomenale dhe me shumë meritë ka tërhequr interesin e shumë skuadrave evropiane.
/GazetaBlic Sport