Lajme

Paraqitje e mrekullueshme | Akil Gjakova kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Olimpike

07/29/2024 12:25
nga:Lorik J

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova me sukses ka përfunduar edhe garën e tij të dytë në Lojërat Olimpike në Paris.

Xhudisti kosovar arriti që në raundin e dytë ta mposht austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike.

Gjakova edhe këtë duel e fitoi me Ippon ndaj austrikaut, i cili ishte kundërshtar mjaft i papërshtatshëm.

Akil Gjakova tani do të garojë në çerekfinale të Lojërave Olimpike dhe është në pozicion të favorshëm për t’u stolisur me medalje.

/GazetaBlic Sport