Franco Foda debutoi me fitore në pankinën e Kosovës. Dardanët mposhtën 0-1 Armeninë në Jerevan falë golit të Milot Rashicës në pjesën e parë. Tekniku gjerman foli pas ndeshjes në emisionin “Dardanët” në SuperSport, ku ndër të tjera tha:
“Pjesa e parë kishte shumë raste. Edhe në të dytën kishim raste për të shënuar golin e dytë. Në fund patëm edhe pak fat. Gjithsesi ishte një paraqitje e kënaqshme për mua.
Në ndërtimin e lojës duhet të përmirësohemi, gjithashtu në të gjitha repartet. Kundërshtari kishte shumë raste në kundërsulme.
Problemi i vetëm ishte në mesfushë, edhe në konkretizimin e rasteve duhet të punojmë, sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”, theksoi tekniku gjerman.