Lajme

Paraqitja e Radojçiq në veri, zëdhënësi i AAK-së: Pas kërcënimeve të partnerit të koalicionit, çka do të bëjnë Kurti e Sveçla?

07/06/2022 21:22
nga:G B

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj paraqitjes së Radojçiqit në veri, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rakiqi është udhëheqës i Listës Serbe, e Radojqiqi zëvendës i tij, Rakiq është edhe ministër i Kurtit dhe koalicioni i Listës Serbe dhe VV-së funksionon për bukuri.

“Tash mbas kërcënimeve të partnerit të koalicionit, a thu çka ka me ndërmarrë lideri suprem dhe ministri i tij Sveçla?” ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Rakiqi është udhëheqës i Listës Serbe, e Radojqiqi zëvendës i tij. Rakiqi është edhe ministër i Kurtit dhe koalicioni i Listës Serbe dhe VV-së funksionon për bukuri, sidomos kur bahen bashkë me votu ligje kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tash mbas kërcënimeve të partnerit të koalicionit, a thu çka ka me ndërmarrë lideri suprem dhe ministri i tij Sveçla?

Ah nime. Ujë me rëndësi po kemi me bollëk, pa lek.