Lajme

“Paranoja e Albin Kurtit…”

06/11/2021 15:13
nga:Gazeta Blic

Këshilltari i ish- presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Kurti, në lidhje me dialogun.

Ai ka shkruar se Albin Kurti është paranojik, derisa e ka quajtur dezertor në shpirt.

“Paranoja e Albin Kurtit se arrestimi i Gjuriqit, ndalimi i trenit dhe shëtitja e presidentit Thaçi nëpër Ujman janë veprime të koordinuara me Serbinë, është tregues se Kurti është një autonomist në bindje, por një dezertor në shpirt”, ka shkruar.

Reagimi i plotë:

Paranoja e Albin Kurtit se arrestimi i Gjuriqit, ndalimi i trenit dhe shëtitja e presidentit Thaçi nëpër Ujman janë veprime të koordinuara me Serbinë, është tregues se Kurti është një autonomist në bindje, por një dezertor në shpirt.

Dikur në vitet 90-ta, njerëzit me të njëjtën logjikë e quanin tradhtar Adem Jasharin, sepse nga frika u dukej çmenduri trimëria dhe heroizmi i tij.

Nënshtrimi i njerëzve ndaj Serbisë ishte më i madh se gatishmëria e Adem Jasharit për sakrificë sublime!

Paranoja të tilla krijohen vetëm në mendjen e një frikacaku, e cili është i paaftë ta parandalojë edhe një liturgji ilegale në zemër të Prishtinës!

Lajmi i mirë: Asnjë viktimë dhe vetëm 10 raste pozitiv me koronavirus, në 24 orët e fundit